Program i trajnimit në këtë fushë, përfshin kurse trajnimi të hartuara për nëpunës të sapo emëruar në Adminitratën Publike duke ofruar njohuri të nevojshme dhe informacion mbi historinë e krijimit të Bashkimit Europian, institucionet kryesore të BE-së dhe ato vendimarrëse, si edhe për nëpunësit aktuale në nivel qendror dhe lokal. (more…)

Kjo pakete trajnimesh përfshin  kurse trajnimitë cilat kanë  qëllim të informojnë nëpunësit civil me njohuritë e nevojshme dhe aftësitë se çfarë kërkohet që SPI-ja të arrijë edhe në zhvillimin e politikave dhe strategjive. Këto kurse i adresohen një grupi të të gjerë nëpunësish civilë. Paraprakisht, trajnime specifike do të përgatiten për vlerësimin e impaktit të politikave dhe monitorimin, me qëllim planifikimin profesional.

(more…)

Programi i trajnimit në lidhje me këtë fushë synon të ofrojë njohuri përkatëse për nëpunësit publik në nivel të avancuar si edhe specific mbi elementët e ciklit të PBA-së,mbi përgatitjen e buxhetit, monitorimin e tij, legjislacionin përkatës që rregullon menaxhimin e shpenzimeve publike dhe sistemin e buxhetit

(more…)

Kjo paketë synon të ofrojë për pjesëmarrësit njohuritë e nevojshme mbi administratën e qeverisjes vendore, procesin e decentralizimit në Shqiperi, buxhetin dhe huamarrjen, mbledhjen dhe menaxhimin a taksave vendore. Qëllimi është kontribuojë për zhvillimin e kapaciteteve të administratës lokale duke nxitur bashkëpunimin komunal nëpërmjet shkëmbimit të exsperiencave më të mira/modeleve që egzistojnë ne vend.

(more…)

Trajnimet e përgjithshme do të fokusohen në aftësitë e përgjithshme që duhet të kenë të gjithë nëpunësit që do të hynë në shërbimin civil. Kurrikula e re synon të japë një informacion mbi menaxhimin bashkëkohor administrativ, për rritjen e efiçensës së administratës dhe në përputhje me normat etike, për të rritur përgjegjësinë dhe transparencën drejt vlerave demokratike. Programi i trajnimit ofron njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e administratës publike, procesin e hartimit të politikave dhe zbatimin efektiv të tyre, zhvilimin e aftësive menaxhuese të orientuara drejt rezultateve të nëpunësve civilë.

(more…)

Programi për zhvillimin dhe menaxhimin e BNJ-re është një mjet në radhë të parë për zhvillimin e stafit profesional të BNJ-re. Programi i propozuar i trajnimit ka për qëllim rritjen e aftësive dhe njohurive të praktikantëve të BNJ-re dhe menaxherëve të linjës për të menaxhuar, zhvilluar dhe për të mbajtur të motivuar nëpunësit civil që janë të aftë dhe të përkushtuar.
(more…)